Qendra Memento

Qendra Memento lindi si një nismë e dedikuar për të mbështetur të rinjtë që të kenë një rol më aktiv, të japin kontributin e tyre për zhvillim, për të bashkuar aftësitë dhe talentin e tyre duke ndërtuar urat mes njerëzve dhe vlerave të tyre.

Sipas shkruesit kartagjenas Tertullian,  gjeneralët romakë që ktheheshin triumfatorë në Romë mbanin pranë vetes një skllav që teksa u mbante kurorën mbi kokë u pëshpëriste “Respice post te. Hominem te memento” e cila nënkuptonte që gjeneralët duhet të mbanin mend se ishin thjesht njerëz.

Ndaj edhe qendra jonë mori emrin “Memento” (kujto, mbaj mend) me shpresën se do të arrijmë të bëjmë gjëra të mira, të bukura dhe me vlerë për njerëzit që na rrethojnë e që janë pjesë e jetës tonë, diçka për tu mbajtur mend, për tu kujtuar.   

Qendra Memento është regjistruar në vitin 2020 me vendim nr. 1535 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me nipt M02409452H.

Shënim: “Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.
Share this...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
© 2022 Qendra Memento. Të gjitha të drejtat të rezervuara
Termat e Përdorimit Kontakt