“Post Covid Portal” është projekt i financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe i realizuar nga Qendra Memento që do të ofrojë mbështetje psikologjike (në distancë dhe jo vetëm) për individë, familje dhe grupe në nevojë në situata problematike (viktima të dhunës fizike dhe psikologjike,situata Covid dhe post Covid, PTSD etj.) duke nxitur dhestimuluar vullnetarizëm, solidaritet dhe filantropi.
Projekti ka si qëllim informimin e grupit të interesit mbi problematikat post-Covid edhe si të përballemi me to duke zhvilluar seanca online me psikologë dhe specialistë në rast nevoje.
“Post Covid Portal” do të krijojë një bazë të dhënash me problematikat dhe metodat e zgjidhjes se tyre. si dhe do të mundësojë rregjistrimin e vullnetarëve për ndihmë sociale edhe psikologjike.