Çfarë ndodh kur dal nga spitali dhe shkoj në shtëpi?
Mjekët që u kujdesen për ju në spital do të ju japin këshillat dhe medikamente që mund të keni nevojë deri në rikuperimin e plotë. Ju gjithashtu mund të kontaktoheni nga mjeku i familjes pasi të jeni kthyer në shtëpi, nëse keni nevojë për këshilla mbi aktivitetet tuaja të përditshme.
Nëse jetoni me njerëz të tjerë, sigurohuni që të kuptoni çdo këshillë në lidhje me distancën sociale dhe të keni marrë masa për ta menaxhuar këtë kur të shkoni në shtëpi.
A do të jem në gjendje të kthehem menjëherë në aktivitetet e mia normale dhe të kthehem në punë?
Ju mund të vazhdoni të përjetoni disa simptoma post-virale, si lodhje dhe gulçim pasi të dilni nga spitali. Këto janë të zakonshme tek njerëzit që kanë pasur një sëmundje serioze që ka kërkuar trajtim spitalor. Këto simptoma mund të bëjnë që gjatë aktiviteteve tuaja normale t’iu duken më të vështira dhe të lodhshme. Është e rëndësishme të jeni i durueshëm me veten, ti merrni gjërat ngadalë dhe gradualisht ndërtoni rutinën tuaj ditore dhe javore.
Mos hezitoni për asnjë rast, të kërkoni këshilla nga mjeku juaj i familjes nëse simptomat tuaja ndryshojnë ose nuk përmirësohen.