Kur duhet të kërkoj ndihmë

Kur duhet të kërkoj ndihmë?

Për ndihmë urgjente mjekësore duhet të telefononi numrin 127 ndërsa për pyetje specifike në lidhje me COVID-19 mund të telefononi në numrin falas 0800 40 40. Nëse ju këshillojnë të shkoni në spital, është e rëndësishme të veproni pa humbur kohë.

Shumë simptoma që shfaqen pas infeksioneve me COVID-19 janë të ngjashme me infeksionet që kemi njohur prej shumë vitesh si për shembull gripi, pneumonia, etj.

Disa njerëz kanë probleme gjatë ose pas infeksionit fillestar që zgjasin shërimin e tyre, ndaj mund të marrin më shumë kohë për t’u rikuperuar, dhe kjo është e pritshme. Megjithatë, ka edhe njerëz që kanë simptoma të vazhdueshme pas COVID-19 edhe pse nuk janë shtruar në spital. Ndërsa provat na tregojnë se shumica e njerëzve do të jenë shëruar 12 javë pas infeksionit të tyre fillestar, ka disa njerëz që kanë simptoma të vazhdueshme që mund të zgjasin për shumë muaj. Këto simptoma ndryshojnë nga personi në person dhe mund të jenë shqetësuese, veçanërisht nëse një individ nuk merr mbështetje për të menaxhuar ndonjë simptomë të vazhdueshme.

Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë nga simptomat tuaja dhe kanë kaluar katër javë ose më shumë, mos hezitoni të kontaktoni mjekun tuaj të familjes, ata do t’ju ofrojnë një konsultë fillestare, të ofrojnë qasje në çdo vlerësim të mëtejshëm ose kujdesin që ata përcaktojnë se ju keni nevojë dhe ju udhëzojnë te burimet e mbështetjes së mëtejshme.

A prekemi të gjithë në të njëjtën mënyrë?

Disa njerëz që janë infektuar nga COVID-19 nuk kanë simptoma ose i kanë minimale. Shumë prej tyre kanë simptoma afatshkurtëra (shpesh ethe, kollë, ndryshim në nuhatje dhe dhimbje muskulore, ndër të tjera) nga të cilat ata shërohen pas disa ditësh ose deri në katër javë. Megjithatë, të gjithë shërohen me ritme të ndryshme dhe disa njerëz do të përjetojnë simptoma më të qëndrueshme.

A duhet të flas me mjekun tim apo me një profesionist tjetër të kujdesit shëndetësor?

Nëse ndjeni ndonjë nga simptomat tuaja, kontaktoni mjekun tuaj të familjes – ai duhet t’ju ofrojë një konsultë fillestare dhe të përcaktojë se për cfarë keni nevojë.

Nëse mjeku juaj mendon se mund të keni Covid të gjatë, mund t’ju ekzaminojë dhe t’ju udhëzojë për kryerjen e testeve të nevojshme.

Shënim: “Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.
Share this...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
© 2022 Qendra Memento. Të gjitha të drejtat të rezervuara
Termat e Përdorimit Kontakt