Kthimi në punë

Kthimi në punë

Kthimi në punë mund të jetë sfidues për shkak të lodhjes, përqendrimit të dobët dhe ankthit, të cilat  mund të bëjnë më të vështirë qëndrimin në punë.

Jam i sigurt për t’u kthyer në punë – çfarë duhet të bëj?

Kthimi në punë duhet të bëhet vetëm pas vlerësimit përfundimtar nga mjeku i familjes. Edhe nëse ju vetë ndiheni mirë, është mjeku ai që përcakton se jeni shëruar.

Në vendin e punës sigurohuni që keni distancë të mjaftueshme nga kolegët. Për këtë kërkoni nga punëdhënësi të krijojë kushtet e duhura, me hapësirë, ajrosjen dhe ndricimin e duhur.

Nëse puna jua mundëson atëhere ndajeni ngarkesën me disa pushime mes punës. Gjithashtu mund të konsideroni të punoni pjesërisht nga shtëpia.

Po nëse nuk jam i sigurt për kthimin në punë?

Nëse nuk ndiheni mjaftueshëm të aftë për t’u kthyer në punë, bisedoni me mjekun tuaj të familjes.

Flisni për simptomat tuaja dhe problemet e lidhura me to. Mjeku mund t’iu sugjerojë nëse ju mund të punoni me orar të reduktuar ose me kohë të plotë.

Shënim: “Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.
Share this...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
© 2022 Qendra Memento. Të gjitha të drejtat të rezervuara
Termat e Përdorimit Kontakt