Aktivitetet e ditës

Aktivitetet e ditës

Ndërsa shëroheni nga COVID-19, mund të përjetoni simptoma të tilla si lodhje, përtaci apo edhe ndryshime në të menduar. Këto simptoma janë të zakonshme por ndikojnë në aftësinë tuaj për të përfunduar aktivitetet e përditshme, të tilla si larja dhe veshja dhe kryerja e detyrave nëpër shtëpi. Veprimet e thjeshta mund të duken si punë e vështirë dhe mund të mendoni se keni më pak energji se zakonisht.

Aktivitetet e mia ditore më duken më të vështira se dikur. Çfarë mund të bëj?

Ka shumë gjëra të thjeshta që mund të bëni për të ndihmuar veten. Të flini mjaftueshëm dhe të siguroheni që hani mirë do të ndihmojnë. Është e rëndësishme të ruani energjinë tuaj kur jeni duke përfunduar detyrat tuaja të përditshme për t’ju ndihmuar të siguroheni që keni energji të mjaftueshme gjatë gjithë ditës. Provoni të ndiqni tre regulla bazë, Ritmi, Planifikimi, Prioriteti – për tu lodhur më pak tuaj kur bëni aktivitetet tuaja të përditshme.

Si do të më ndihmojnë këto rregulla?

  • Ritmi

Jepini vetes mundësi të ngadalësoni ritmin. Mos prisni që të jeni në gjendje të bëni gjithçka dhe menjëherë, ose me të njëjtin ritëm që bënit më parë. Bëni më pak nga sa mendoni se mundeni.

Ndani aktivitetet në detyra më të vogla dhe shpërndajini ato gjatë gjithë ditës. Do të rikuperoheni më shpejt nëse punoni në një detyrë derisa të jeni të lodhur, në vend që të rraskapiteni plotësisht.

Bëni pushime të vogla midis punëve të ndryshme, janë çelësi për të rifituar energjinë tuaj.

  • Planifikimi

Aktivitetet që bëni zakonisht në baza ditore dhe javore, kryejini sipas një plani për t’i shpërndarë këto në mënyrë të barabartë gjatë javës.

Mendoni se cilat aktivitete ju duken më të lodhshme dhe sigurohuni që t’i shpërndani ato, me shumë kohë për të pushuar në mes.

Mos u përpiqni të përfundoni të gjitha gjërat në të njëjtën kohë. Kjo do t’ju shterrojë energjinë dhe do t’ju duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar më pas.

Nëse vëreni se energjia juaj është më e ulët ose përqendrimi është më i vështirë në periudha të caktuara të ditës, planifikoni të shmangni aktivitetet e lodhshme në këto kohë.

Mendoni për mënyrat se si mund t’i bëni aktivitetet në mënyra të ndryshme për t’i bërë më të lehta dhe më pak të lodhshme. Për shembull, mund të uleni gjatë larjes dhe veshjes. Në vend që të ngrini dhe mbani sende gjatë gatimit, provoni t’i shtyni dhe rrëshqisni ato nëpër sipërfaqen e punës.

Prioriteti

Disa aktivitete të përditshme janë të nevojshme, por disa të tjera jo. Mund të ketë disa gjëra që mund të mos i bëni, t’i bëni më rrallë ose t’i kërkoni dikujt t’ju ndihmojë, derisa të ndiheni më mirë.

Sigurohuni që të keni një ekuilibër të gjërave të nevojshme, por edhe gjërave që duhet të bëni, si larja dhe veshja dhe gjërat që dëshironi të bëni për argëtim dhe kënaqësi.

Fillojeni ditën duke pyetur:

Çfarë kam nevojë të bëj dhe çfarë dua të bëj sot?

Çfarë mund të shtyj për një ditë tjetër?

Çfarë mund t’i kërkoj dikujt tjetër që të më ndihmojë?

Kur do të kthehem në normalitet?

Specialistët e shëndetësisë ende po mësojnë për mënyrat e ndryshme që COVID-19 ndikon te njerëzit dhe se si njerëzit po shërohen prej tij. Shërimi juaj mund të varet nga gjëra të tilla si sa i sëmurë keni qenë me virusin, nëse keni probleme të tjera shëndetësore, nëse keni shkuar në spital dhe nëse keni qenë në kujdes intensiv.

Disa nga simptomat tuaja mund të largohen mjaft shpejt, ndërsa të tjerat mund të kërkojnë shumë më shumë kohë për t’u përmirësuar. Jini të durueshëm me veten, mendoni për të ecur përpara gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme dhe kërkoni mbështetje nëse keni nevojë.

Shënim: “Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.
Share this...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
© 2022 Qendra Memento. Të gjitha të drejtat të rezervuara
Termat e Përdorimit Kontakt