Si ndikon COVID-19?

Çfarë ndodh pas infektimit me COVID?

Mjekët dhe shkencëtarët në mbarë botën po punojnë për të zbuluar se çfarë ndodh me njerëzit ndërsa ata shërohen. Ata po përpiqen gjithashtu të identifikojnë çdo problem afatgjatë dhe të gjejnë se cilat trajtime funksionojnë dhe si të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të ardhshme.

Disa individë që përjetojnë COVID janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre duke qëndruar në shtëpi, ndërsa të tjerë detyrohen të trajtohen në spital. Sëmundja përcaktohet nga niveli i mbështetjes së frymëmarrjes që u nevojitet individëve kur janë në spital dhe mëpas duke i ndihmuar me oksigjen përmes aparateve pranë shtratit për të ndihmuar në frymëmarrje.

Çfarë mund të ndodhë me mua?

Çfarëdo siptome që po përjetoni duhet të pranojmë që çdo përvojë individuale është unike, pasi jo të gjithë përjetojnë të njëjtat siptoma.

Simptomat e zakonshme përfshijnë kollën, ethet, dhimbjet e muskujve dhe lodhjen trupore. Disa njerëz përjetojnë gulçim. Gjithashtu simptomat e humbjes së shijes dhe humbjes së nuhatjes janë të zakonshme.

Shumë njerëz shërohen plotësisht edhe pse ndonjëherë mund të duhen javë deri në disa muaj. Por disa njerëz mund të kenë simptoma të vazhdueshme të kollës, gulçim, gjumë jo të mirë ose të reduktuar, lodhje dhe ankth.

A kam nevojë për ndjekje mjekësore pas COVID-it?

Disa njerëz kanë nevojë për ndjekje të mëtejshme mjekësore pas COVID. Njerëzit që kanë qenë në spital me COVID ka shumë të ngjarë të vazhdojnë të ndiqen nëpërmjet mjekëve, kjo mund të bëhet me telefon ose duke u paraqitur në qëndrat mjekësore në lagje. Në raste të vecanta mund të duhet të bëni një radiografi të gjoksit për të ndjekur ndonjë problem specifik që mund të keni hasur.

Këshillat vijuese duhet të jenë të qarta nga mjekët kur ju keni lënë spitalin, dhe që i dërgohet mjekut tuaj të familjes.

Shënim: “Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.
Share this...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
© 2022 Qendra Memento. Të gjitha të drejtat të rezervuara
Termat e Përdorimit Kontakt