Info rreth COVID-19 ?

Terminologjia

COVID-19 është sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, SARS-CoV-2, dhe është shkurtim i Sëmundjes Coronavirus 2019 (COVID-19).  Sëmundja COVID-19 është një infeksion i shkaktuar nga një koronavirus.

Në këtë faqe do të përdorim termin COVID dhe COVID-19, kur i referohemi SARS-CoV-2.

Informacion mbi COVID

Sëmundja COVID është një infeksion i shkaktuar nga një koronavirus.

Ka shumë lloje të koronavirusit. Disa prekin fytin dhe mushkëritë. Sëmundjet nga viruset variojnë nga ftohja e zakonshme dhe sëmundjet e ngjashme me gripin, deri te sëmundjet më të rënda si gripi i rëndë dhe pneumonia.

Pneumonia shkaktohet zakonisht nga bakteret. Antibiotikët trajtojnë vetëm pneumoninë e shkaktuar nga bakteret. Antibiotikët e zakonshëm nuk e trajtojnë koronavirusin.

Virusi që shkakton COVID është i ri dhe u zbulua për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019.

Emri i plotë i virusit është SARS-CoV-2. SARS do të thotë Severe Acute Respiratory Syndrome. Përhapet lehtësisht midis njerëzve nga pikat në ajër të shkaktuara nga kollitja dhe teshtitja. Disa njerëz kanë kaluar këtë sëmundje në gjendje mjaft të rëndë duke humbur edhe jetën. Megjithatë, disa të tjerë mund të mos jenë të vetëdijshëm që e kanë kaluar. Shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë se përse ajo prek njerëzit në forma të ndryshme.

Shënim: “Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”.
Share this...
Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
© 2022 Qendra Memento. Të gjitha të drejtat të rezervuara
Termat e Përdorimit Kontakt